Të shtunën që lamë pas, gjatë ndeshjes së Bundesligës mes Eintrachtit të Frankfurtit dhe Stuttgartit, pati përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe policisë.
Rreth 50 policë u plagosën sipas autoriteteve lokale. Zyrtarët e zbatimit të ligjit raportuan në platfromën “X” (ish-Tëitter) se fillimisht kishte pasur përleshje për para ndeshjes në Frankfurt midis grupeve rivale të tifozëve dhe forcave, më pas u kërkua ndihmë nga policia.
Kur shërbimet e urgjencës ndërhynë, tifozët filluan t’i sulmonin me forcë. Tifozët e Eintrachtit e kundërshtuan këtë dinamikë duke pretenduar se pati “përshkallëzim të dhunës” nga policia.
Policia mësohet se ka përdorur spraj djegës ndaj disa ultrasve. Por të lënduar kanë mbetur edhe disa kalimtarë, mes tyre edhe fëmijë. Më pas shumë njerëz u larguan nga stadiumi. Ata u kthyen në vendet e tyre në mes të pjesës së parë.
“Rreth 45 minuta para fillimit të ndeshjes pati përleshje masive midis policisë dhe tifozëve tanë në tribunën veriperëndimore. Ka informacione dhe mendime të ndryshme për ngjarjen,” tha avokati i Eintrachtit, Philip Reschke pas ndeshjes./ss
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...