Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është fjalosur me trajnerin Ernesto Valverde pas barazimit 1 me 1 në La Liga ndaj Valencias vikendin e kaluar.
Barcelona ishte ndalur në Mestalla duke siguruar vetëm barazim pasi Jordi Alba barazoi shifrat pas golit të epërsisë nga Rodrigo, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, loja është diskutuar shumë pas një incidenti që ka përfshirë sulmuesin Lionel Messi, ku reprezentuesit argjentinas iu refuzua një gol pasi zyrtarët e ndeshjes nuk e vërejtën që topi kishte kaluar linjën.
Valverde refuzoi të jetë kritik pas ndeshjes duke lavdëruar Barcelonën për kurajën dhe vendosmërinë e shfaqur kundër rivalëve të tyre për titull. Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ thotë se vendimi i Valverdes për të mos u përballur me këtë problem ka zemëruar Messin.
Gazeta e lartpërmendur beson që Messi ia ka bërë të qartë ndjenjat e tij Valverdes pas ndeshjes. Ai supozohet se e ka qortuar trajnerin duke i thënë se nuk ka qenë i interesuar për të mbrojtur interesat e klubit./arbresh.info/
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...