Dy lojtarët e ekipit serb, Stefan Mistroviq, i cili është cilësuar si hero pas kapjes së dronit në Stadiumin e Beogradit dhe Aleksandër Kolarov janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Përplasja ka ndodhur në një seancë stërvitore përpara ndeshjes përcaktuese të Serbisë ndaj Danimarkës, e cila do të luhet më 13 qershor në Kopenhagë.
“Kurir” shkruan se Mitroviq dhe zv/kapiteni Kolarov patën një zënkë, e cila degjeneroi në konflikt fizik aq të ashpër, sa të dy lojtarët kanë marrë dëmtime.
Ky incident ka sjellë një atmosferë mjaft të zymtë në kampin serb dhe me shumë mundësi, i jep fund karrierës së Mitroviqit me kombëtaren serbe.
Kolarov i ka kërkuar trajnerit serb që Mitroviq të përjashtohet nga kombëtarja, në të kundërt ai do të tërhiqet. E njëjta gjë vlen edhe për Mitroviqin, i cili nuk pranon të luajë në kombëtare me Kolarovin. Ky përplasje vjen vetëm pak ditë para se KAS-i të shpallë vendimin përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama