Rodrygo ka qenë njëri nga emrat më të përfolur për një largim nga Real Madridi pas arritjes së marrëveshjes së klubit me francezin Kylian Mbappe.
Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai, pasi Real Madridi arriti titullin e Champions League mbrëmë, shkruan Arbresh.info.
Pas triumfit në Champions ai ka folur shkurtimisht për të ardhmen e tij.
“Këtë javë mediat kanë raportuar për shitje, e interes të klubeve. Unë nuk di asgjë për këtë. Unë jam i interesuar”, ka thënë fillimisht ai.
Tutje ai ka theksuar se do të qëndrojë në Madrid.
“Edhe nëse ka propozime, nuk e kam idenë për këtë… por do të qëndroj. Jam i lumtur këtu, asgjë tjetër për të thënë”, vazhdoi Rodrygo.
Teksa për në fund pas triumfit ndaj Dormtundit ai u shpreh i emocionuar duke thënë se si mund të largohet nga ky klub.
“Dhe shiko këtë, si mund t’a lë Real Madridin”, përfundoi braziliani.
23-vjeçari është pjesë e Los Blancos që nga viti 2019 kur u transferua nga Santosi./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet