Sulmuesi kroat i Interit Ivan Perisic ka kërkuar nga Edin Dzeko të ndjekë shembullin e Radja Nainggolan dhe të nënshkruajë me Neroazurët.
Nainggolan iu bashkua Interit në marrëveshjen e kësaj jave, ku në shkëmbim Roma mori Davide Santon, Nicolo Zaniolo dhe 21 milionë funta për 30-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

Nainggolan ka qenë një shtyllë në mesfushën rome që kur u bashkua me klubin nga Cagliari në vitin 2014, por tani ka lëvizur në veri për të nënshkruar tek ish-trajneri Luciano Spalletti.
Edin Dzeko shprehu trishtimin e tij në lidhje me marrëveshjen përmes së cilës iu largua njëri nga shokët dhe një lojtar kryesor i klubit.
Sulmuesi boshnjak shkroi në Instagram: “Sot jam i mërzitur dhe është për shkak tëndin Radja. Nuk doja të shihja teksa largoheshe, do të më mungosh dhe të dua”.
Megjithatë, postimi i sulmuesit u përfshi edhe nga Perisic, i cili komentoi “edhe ti hajde, ne jemi këtu”.
Ka pak gjasa që Roma të heqë dorë nga Edin Dzeko i cili ka shënuar 24 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe ndihmoi klubin të arrijë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...