Portieri i Juventusit, Mattia Perin, ka hequr dorë nga fanella me numrit 19 për t’ia dhuruar Leonardo Bonuccit.
Portieri italian zgjodhi numrin 19 kur u bashkua me Bianconerët nga Genoa këtë verë, për shkak se vajza e tij kishte lindur më 19 shkurt.
Megjithatë, Bonucci tani është kthyer në Torino pas një viti me Milanin dhe do t’ia kthejnë numrin që e mbante më parë.

“Ne tashmë kemi rënë dakord”.
“Unë i premtova atij se do t’i jepja numrin nëse ai do të kthehej te Juve”, ka thënë Perin për SportMediaset.
Verën e kaluar Franck Kessie kishte zgjedhur numrin 19 te Milani, por ai gjithashtu ia kishte dhuruar Bonuccit.

Bonocci është larguar nga Milani në shkëmbim me Mattia Caldaran që ka kaluar në anën tjetër.
Lojtari nuk është pritur mirë nga fansat bardhezi, që kanë shfaqur hidhërimin me kalimin e tij te rivali sezonin e shkuar.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses