“Abissnet Superiore” ka përmbyllur sezonin vjeshtor për edicionin 2025/26.
Deri më tani janë zhvilluar 18 ndeshje, ndërsa në krye të tabelës së klasifikimit ndodhet Egnatia, e cila është shpallur kampione e dimrit.
Pas skuadrës nga Rrogozhina renditet Elbasani me 33 pikë, katër më pak se vendi i parë dhe një më shumë se Dinamoja, që mban pozitën e tretë. Katërshen e ekipeve më të mira e plotëson Vllaznia, e cila ka grumbulluar 30 pikë pas 18 javësh kampionat.
Në fund të renditjes ndodhet Tirana.
Një nga klubet më të mëdha në futbollin shqiptar po kalon një sezon tejet të vështirë, duke arritur të sigurojë vetëm 10 pikë. Bardheblutë kanë regjistruar vetëm një fitore në 18 ndeshje të zhvilluara deri tani./Arbresh.info

A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim