Mesfushori i Barcelonës, Rafinha do të shpenzojë gjashtë muaj jashtë fushe pas nënshtrimit të një operacioni në gjurin e majtë duke i dhënë fund sezonit te kampioni në La Liga.
Rafinha u inkuadrua si një zëvendësues në fushë gjatë barazimit 1 me 1 kundër Atleticos më 24 nëntor, por ditën tjetër Barcelona njoftoi se ai kishte probleme me ligamente në gjurin e tij të majtë, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani nuk ka qenë gjithashtu aq i preferuar në klub për shkak se ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në La Liga qysh pas rikthimit nga sezoni në formë huazimi te Interi edicionin e kaluar.
Kalimi i përkohshëm i lejoi atij të rikthej gjendjen e tij pas një tjetër lëndimi serioz që kishte pësuar në muajin prill të vitit 2017, i cili e mbajti atë për tetë muaj jashtë fushe.
Rafinha mungoi gjithashtu për gjashtë muaj në sezonin 2015/16 për shkak të lëndimit të ligamenteve./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1069962472126341122
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...