Sezoni aktual tashmë ka përfunduar për Alvaro Odriozolan.
Mbrojtësi i Real Madridit do të qëndrojë jashtë fushe për pjesën tjetër të mbetur të sezonit për shkak të një klavikuli të thyer, transmeton portali arbresh.info.
Si një i transferuar për 40 milionë euro nga Real Sociedadi verën e kaluar, mbrojtësi qendror ka luajtur në 22 ndeshje brenda të gjitha kompeticioneve për “Los Blancos” këtë sezon.
I parë kryesisht si një zëvendësues i Dani Carvajalit, 23-vjeçari është thënë se ka pësuar një lëndim gjatë një sfide me talentin Vinicius Junior në një seancë stërvitore të premten.
Ai tani do të mungojë në gjashtë ndeshjet e mbetura në La Liga këtë sezon dhe do të përpiqet për tu rikuperuar sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të jetë në dispozicion për ndeshjet parasezonale./arbresh.info/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan