Janë zhvilluar ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore ndaj Utah Jazz me rezultat 128:117 për të siguruar pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit.
Në fakt 12 skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’, derisa katër të tjera do ta kërkojnë një gjë të tillë nëpërmjet Play-In.
Tanimë nuk ka më dilema dhe kemi mësuar renditjen përfundimtare në dy konferencat, si dhe duelet që do të zhvillohen në ‘Play-In’, shkruan telegrafi.
Denver Nuggets janë të parët në Konferencën e Perëndimit të ndjekur nga Memphis Grizzlies, Sacramento Kings, Phoenix Suns, LA Clippers e Golden State Warriors. Derisa në ‘Play-In’ janë LA Lakers dhe Minnesota Timberwolves që do të luajnë mes vete si dhe New Orleans Pelicans dhe Oklahoma City Thunder.
Fituesi i duelit Lakers – Timberwolves do të përballet me Memphis Grizzlies, derisafituesi i duelit Pelicans – OKC do të luajnë fillimisht me humbësin e Lakers – Timberwolves e ajo skuadër që e fiton duelin do të takohet me Denver Nuggets.
Edhe në Konferencën e Lindjes janë mësuar emrat e skuadrave pjesëmarrëse në Play-Off dhe ‘Play-In’.
Milwaukee Bucks kanë përfunduar të parët në tabelë derisa pas kanë lënë pas Boston Celtics, Philadelphia 76ers, Cleveland Cavaliers, New York Knicks e Brooklyn Nets.
Ndërkohë në ‘Play-In’ do të ndeshjen Miami Heat me Atlanta Hawks si dhe Toronto Rapotrs me Chicago Bulls.

Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike