Përfundon pjesa e parë në kryeqytet, shënon Ballkani në minutat e fundit

21:17 | 4 Shtator 2022
KRG

Prishtina dhe Ballkani janë duke u përballur në derbin e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë ka përfudnuar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila është në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë  është mbyllur me rezultat 0-1, në favor të Ballkani.

Gjatë 45 minutave të para, dy skuadrat zhvilluan lojë të kujdesshme, me pak raste shënimi, dhe me mjaftë duele fizike.

Mirëpo ishte Albion Rrahmani i cili gjeti golin në minutën e fundit, ku edhe ia dhuroi “Xhebrailave” epërsinë ndaj Prishtinës me ndihmën e asisitm të Armend Thaqit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale