Chelsea dhe Arsenali kanë barazuar pa gola 0 me 0 në gjysmëfinale të ‘Carabao Cup’.
Dy gjigantët londinez nuk kanë arritur të realizojnë në ndeshjen e parë ndërmjet tyre të zhvilluar këtë mbrëmje (e mërkurë) në Stamford Bridge në kundër të gjysmëfinales së EFL Kupës të njohur ndryshe si ‘Carabao Cup’, shkruan portali arbresh.info.
Shanset më të mëdha për të realizua erdhën brenda 45 minutave të parë. Vlen të përmendet rasti i humbur nga sulmuesi Alexandre Lacazette në minutën e 22′ dhe ai nga ish mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Ndryshe nga Shkodran Mustafi që shpëtoi disa herë “Topçinjtë”, Granit Xhaka kishte një tjetër mbrëmje për të harruar pas paraqitjes aspak bindëse.
Arsene Wenger, i cili qëndroi në tribuna për shkak të suspendimit, mori goditjen më të madhe gjatë pjesës së dytë kur mesfushori Jack Wilshere u detyrua të largohet nga fusha për shkak të lëndimit.
Takimi i ardhshëm ndërmjet dy klubeve kur edhe do të vendoset finalisti zhvillohet më 24 janar në Emirates./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit