Juventus-i nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të të Seria A.
Ndeshjen e dominuan “Bianconerët”, por rezultati përfundimtar ishte 3 – 3, shkruan portali arbresh.info.
Qysh në minutën e pestë ishte Danilo që shënoi super gol pas pasimit nga Miralem Pjanic, duke kaluar mysafirët në epërsi.
Pas shtatë minutave ishte Gonzalo Higuain, që dyfishoi shifrat, i cili pranoi një top të bukur nga Pjanic dhe lehtësisht e dërgoi në rrjetë.

Epërsinë e ngushtoi Djuricic në minutën e 29-të pas një aksioni të bukur, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në 45-minutëshin e dytë, vendasit arritën ta përmbysin rezultatin, se pari ishte Berardi që shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 51-të.
Ndërsa pas tre minutave, Caputo përmbysi rezultatin, por një pikë “Zonjës së Vjetër” ia siguroi Alex Sandro në minutën e 64-të.
Pas këtij barazimi, Juventus-i qëndron në pozitën e parë me 77 pikë, shtatë më shumë se Atalanta, kurse Sassuolo renditët në pozitën e tetë me 47 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/wilnoticias/status/1283503319181398017
https://twitter.com/Borselona/status/1283513829251600384
https://twitter.com/ProperFutbolMan/status/1283509788811370498
https://twitter.com/austin63867/status/1283507328302624771
And missile of a header from Alex Sandro to tie it back at 3-3 for Juventus.
Assist to Dybala. #SassuoloJuve #SerieA https://t.co/zUUng8MrrS— kev (@kevinmarth) July 15, 2020
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...