Ka përfunduar ndeshja në mes të Wolverhamptonit dhe Manchester Cityt, në kuadër të Premier League.
Ndeshja e luajtur në “Mileniux Stadium” i takoi tërësisht skuadrës së Pep Guardiolas, të cilët e dominuan ndeshjen.
Fillimisht, gol për “Qytetarët” realizoi Jack Grealish në minutën e parë të ndeshjes.
Nuk vonoi shumë dhe topin në rrjetë e dërgoi edhe i përhershmi Erling Haaland (15’).
Goli i 11 për lojtarin në shtatë xhiro të Premier Leagues, teksa edhe skuadra vijon të shkëlqejë.
Për t’ua lehtësuar edhe më shumë fitoren mysafirëve u përkujdes Collins që u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë City realizoi edhe një herë me Phil Foden, pas një asistimi të De Bruyne.
Falë kësaj fitoreje, “Citizens” marrin pozitën e parë, të paktën përkohësisht, pasi kanë dy pikë më shumë se Arsenali dhe një ndeshje më shumë të luajtur.
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë