Albin Tahiri ka zënë vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitari ynë ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin bëri ngritje, falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve. Në total morën pjesë 88 garues, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 45 sosh.
Koha e tij pas dy lëshimeve ishte: 2 minuta e 02.94 sekonda.
Me sllallomin e sotëm, përfundojnë të gjitha garat për skitarët tanë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, në LOD Pekini 2022.
Albini garoi në katër disiplina. Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta. /arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen