Katër ndeshje janë duke u luajtur aktualisht në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar, gjersa derbi mes Prishtinës dhe Dritës do të luhet në mbrëmje.
Në katër sfidat që kanë nisur nga ora 15:00 kanë përfunduar tashmë pjesët e para, shkruan Arbresh.info.
Prishtina e Re është duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-0, ku golin e vetëm të kësaj pjese e shënoi Toni Gomes.
Fitore minimale po shënon edhe Dukagjini i Ismet Munishit ndaj Ferizajt, me golin e Iljasa Zulfijit.
Ballkani gjithashtu është në epërsi ndaj Drenicës, me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë.
Teksa takimi i vetëm i cili pas 45 minutash është mbyllur baras është ai mes Gjilanit dhe Malishevës, ku ishte 1-1./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...