Derbi mes Arsenalit dhe Chelseat solli 90 minuta tensioni, raste të shumta dhe një karton të kuq, në fund sfida u mbyll pa fitues me rezultat baras 1-1.
Momenti vendimtar i pjesës së parë ishte ai i minutës së 37-të, kur Moises Caicedo fillimisht u ndëshkua me të verdhë, por pas rishikimit të VAR-it, Anthony Taylor e anuloi kartonin e parë dhe i tregoi të kuqin direkt, duke e lënë Chelsean me dhjetë lojtarë.
Përkundër një lojtari më pak, Chelsea e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kaloi në epërsi në minutën e 48-të, kur Trevoh Chalobah u shkëput në zonë pas një goditjeje nga këndi dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.
Arsenali reagoi me kalimin e minutave dhe Mikel Merino riktheu ekuilibrat në minutën e 59-të. Bukayo Saka harkoi saktë nga krahu, ndërsa Merino u ngrit më lart se të gjithë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në këndin e majtë, pa i dhënë asnjë mundësi Robert Sanchezit.
Deri në fund dy skuadrat tentuan për ta gjetur golin e fitores mirëpo asnjëra nga to nuk arriti ta shënoj. Kështu dy skuadrat morën nga një pikë.
Pas 13 ndeshjeve, Arsenali ka 30 pikë dhe është lider kurse Chelsea është i treti me 24 sosh./Arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...