Performancë e shkëlqyer e “makazzes”, NAVI e fiton sfidën e parë në Blast Bounty

18:13 | 6 Gusht 2025
D.H

Natus Vincere ka fituar ndeshjen e parë në turneun “BLAST Bounty 2025” ndaj skuadrës tjetër ukrainase TNS, me rezultat 2-1 me mapa.

Një fitore e vështirë për NAVI-n e cila erdhi me rikthim pasi humbën mapin e parë, shkruan Arbresh.info.

Skuadra e shqiptarit Drin “makazze” Shaqiri u mposht në “Anicent” pas vazhdimeve 16-14. Map ky i zgjedhur nga TNS.

Por NAVI u rikthye fuqishëm në mapin e zgjedhur nga ta i cili ishte “Nuke”. Aty ata fituan 13-5, dhe e dërguan lojën në mapin e tretë i cili ishte “Mirage”.

Performanca e mirë e ekipit në këtë map i solli fitoren NAVI-t me rezultat 13-9, dhe vazhduan rrugën drejt kërkimit të “Lan Finals” për këtë event.

Drin “makazze” Shaqiri, pati më së shumti eliminime në tre mapa, 60 sosh, duke pasur rolin kyc në këtë fitore të Natus Vincere.

“Makazze”, ishte i pandalshëm me 29 eliminime në “Ancient”, gjithashtu edhe në “Nuke” i printe listës së eliminimeve me 18 sosh.

Ndërsa në “Mirage”, pati 13 eliminime.

Tashmë në këtë kompeticion skuadrës së Drinit i duhet vetëm edhe një fitore që të kualifikohet për në Maltë, ku do të luhet turneu final, pasi këto dy ndeshjet e para janë online.

Faza finale e këtij turneu luhet nga data 14 gusht deri më 17 në Maltë. Kurse ndeshja e ardhshme e NAVI-t luhet në fundjavë, ku shumë shpejtë do të përcaktohet kundërshtari i radhës dhe koha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale