Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave po qëndron në Sofja të Bullgarisë.
Dardanet kanë zhvilluar sot një ndeshje në International Womens Cups 2023, ku kanë triumfuar ndaj Letonisë me rezultat minimal 1-0.
Donjeta Halilaj ishte autorja e golit të vetëm për Dardanet, ku realizoi në minutën e 27-të.
23-vjeçarja realizoi një gol spektakolar nga distanca duke i siguruar një fitore shumë të rëndësishme Përfaqësueses së Kosovës, shkruan telegrafi.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga futbollistet kosovare, por që përkundër rasteve të mira gola më nuk pati.
Kujtojmë që për Dardanet kjo ishte ndeshja e katërt miqësore në vitin 2023 ku kanë po aq fitore.
E ndeshjen e ardhshme Dardanet e zhvillojnë pas katër ditësh në Sofja përballë Bullgarisë.
Në muajin shkurt Kosova në konkurrencën e femrave mposhti Estoninë 2-1, Hong Kongun 7-0 dhe Bullgarinë 2-1.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...