Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur sërish Bullgarinë në miqësore, ku kësaj radhe kanë fituar me rezultat të thellë 4-1.
Ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore kundër Bullgarisë, që u zhvillua sot (e enjte) në Qendrën Stërvitore “Boyana” në Sofje.
Edhe në ndeshjen e sotme vashat e drejtuara nga përzgjedhësja Afërdita Fazlija, e mbizotëruan plotësisht lojën, ndonëse të parat në epërsi kaluan bullgaret në minutën e tetë.
Megjithatë, ky gol i hershëm i vendasve nuk e zmbrapsi dëshirën e futbollisteve tona për të dëshmuar cilësi, sidomos në pjesën e dytë, ku u treguan tejet efikase duke shënuar tri gola, transmeton Telegrafi.
Për golin e barazimit u përkujdes Flaka Asllanaj, e cila shënoi për 1-1 në minutën e 49-të, kurse Kosovën në epërsi e kaloi Kaltrina Biçkaj, me golin e shënuar në minutën e 60-të.
Ndërkohë, për fitoren bindëse të vajzave tona u përkujdesen Besiana Reçica dhe Leonora Ejupi, të cilat shënuan nga një gol në minutat 71, përkatësisht 78-të.
Këto dy fitore pa dyshim e rrisin entuziazmin tek vashat tona, derisa për përzgjedhësen Fazlija këto dy miqësore shërbejnë për ta bërë sa më kompakte skuadrën para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të nisin në muajin gusht.
Këtë ndeshje nga afër e kanë ndjekur edhe ambasadori i Kosovës, Edon Cana dhe ambasadorja e Shqipërisë, Donika Hoxha.
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...