Real Madridi po kalon një sezon shumë të paqëndrueshëm. Situata është rëndua në La Liga, ku tri barazimet radhazi, përfshirë edhe atë të fundit ndaj Gironës, i kanë kushtuar me humbjen e vendit të parë në renditje.
Brenda klubit mbretëron shqetësim i madh. Xabi Alonso, pas barazimit 1-1, deklaroi.: “Është një sezon i gjatë… duhet të vazhdojmë me unitet dhe autokritikë të drejtë.”
Por sipas The Athletic, dhoma e zhveshjes te Los Blancos është e përçarë; stili personal i Alonsos dhe disa prej ideve të tij taktike nuk janë pritur mirë nga një pjesë e skuadrës. Largimi i Ancelottit dhe “revolucioni” i nisur nga trajneri i ri kanë sjellë tensione të dukshme prej javësh.
Mbappé, Valverde dhe Camavinga raportohet se kanë mohuar çdo konflikt, por një pjesë e lojtarëve thuhet të jenë skeptikë ndaj metodave të trajnerit. Burime të brendshme e përshkruajnë situatën si “shumë të vështirë” dhe madje “katastrofike”, duke theksuar se ekipi po luan shumë më dobët se pritjet dhe mesazhet e Alonsos “nuk po mbërrijnë” te futbollistët.
Real Madridi duket se po përballet me njërën nga periudhat më të trazuara të viteve të fundit, ndërsa presioni ndaj Xabi Alonsos po rritet dita-ditës.
Ndeshja e radhës e Real Madridit është sonte ndaj Athletic Bilbaos./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot