Lojërat Olimpike Dimërore 2030 do të zhvillohen në Francë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dha dritën jeshile në asamblenë e së mërkurës, të mbajtur në Paris, ku të premten, më 26 korrik, do të zhvillohet Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike Verore.
Veprimtaria dimërore do të organizohet në Alpet franceze, por me kusht që të sigurohen garanci financiare nga shteti dhe rajonet. Thomas Bach, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, nuk dha detaje të mëtejshme për këtë çështje.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka dhënë garanci se qeveria që do të formohet në detyrë në javët e ardhshme do të nënshkruajë të gjitha garancitë organizative që duhet ende të nënshkruhen. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka mirëpritur fjalët e numrit 1 të Francës dhe ka votuar për miratimin e vendimit, por garancitë e përmendura duhet të mbërrijnë brenda tetorit.
Aktiviteti është planifikuar midis 8 dhe 24 shkurtit të vitit 2030 dhe do të jetë hera e dytë radhazi në Evropë për Lojërat Olimpike Dimërore, pasi eventi i vitit 2026 do të zhvillohet në Milano-Cortina.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...