Skuadra e Shkëndijës është gati për sfidën vendimtare ndaj kampionëve të Uellsit, The New Saints (TNS), në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve.
Pas barazimit pa gola (0-0) në takimin e parë në Uells, gjithçka mbetet e hapur, ndërsa “kuqezinjtë” do të tentojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
Takimi zhvillohet nesër (e martë, 15 korrik) në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:00. Trajneri Jeton Beqiri dhe skuadra janë në ditën e fundit të përgatitjeve dhe kanë besim të plotë se do të arrijnë rezultatin e dëshiruar.
Para media Beqiri tha: “Jam optimist dhe besoj se futbollistët të cilët nesër do të dalin në fushë, ata nga fillimi dhe të tjerët që do të inkuadrohen më vonë, janë të përgatitur dhe besoj që do të bëjnë paraqitje e cila do të na mundësoj të plasohemi në raundin tjetër”.
Prania e tifozëve pritet të jetë një faktor vendimtar, pasi në kryeqytet pritet të udhëtojnë me numër të madh përkrahës nga Tetova dhe qytet tjera, ndërsa padyshim që mbështetja më e madhe do të vijë nga grupi i zjarrtë “Ballistët”, të cilët kanë paralajmëruar një atmosferë të veçantë në tribunat e stadiumit. /Telegrafi/
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë