Qendërmbrojtësi i Portugalisë, Pepe, u bë lojtari më i vjetër në historinë e Kampionatit Evropian, me 41 vjet e 113 ditë, pasi u paraqit në ndeshjen kundër Republikës Çeke të martën në mbrëmje.
Kësisoj, Pepe ka thyer rekordin e mëparshëm të ish-portierit hungarez Gabor Kiraly, i cili ishte 40 vjeç e 86 ditë kur luajti në ndeshjen e 1/8-tës në Euro 2016 kundër Belgjikës.
Krahas Pepes së pathyeshëm, ndeshjen në Leipzig e nisi edhe Cristiano Ronaldo , i cili është 39 vjeç e katër muaj. Ai dhe Pepe janë dy lojtarët më të vjetër të të njëjtit ekip që kanë marrë pjesë ndonjëherë në një ndeshje të Evropianit.
Po ashtu, Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që ka luajtur në gjashtë kampionate evropiane. Ronaldo bëri debutimin e tij në Kampionatin evropian në vitin 2004, dhe aktualisht është rekordmen me 25 ndeshje dhe me një rekord prej 14 golash./rtk
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...