Manchester City fitoi derbin e qytetit ndaj Manchester United, me rezultat 1 me 2, për të krijuar epërsi prej 11 pikës në vendin e parë.
Golat për fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës, i shënuan David Silva dhe Nicolas Otamendi, të dy gola u shënuan pas gabimeve trashanike të sulmuesit belg të United, Romelu Lukaku.
Me shënimin e golit të dytë, Guardiola kishte ngritur në nxemje qendërmbrojtësin francez, Eliaquim Mangala, për ta ruajtur epërsinë që kishin krijuar.
Por, gjatë nxemjes francezi kishte një kapelë të veshur, pasi temperaturat në Old Trafford ishin të ulëta, por ky veprim i francezit nuk i pëlqeu teknikut spanjoll, i cili ia hoqi nga koka.
Ky moment është bërë viral, pasi është qesharake mënyra se si reagon Guardiola. /arbresh.info/


Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit