Pep Guardiola këmbëngul se ai kurrë nuk tha se gara për titull kishte përfunduar pasi Manchester City u mposht ndaj Tottenham Hotspur të shtunën.
Citizens panë epërsinë e tyre të rediktuar në gjashtë pikë kurë ata u mposhtën ndaj Spurs në Etihad Stadium.
Liverpool – momentalisht gjendet në vendin e dytë – ka gjithashtu një ndeshje në dorë, me Cityn dhe Guardiolan se ekipi i tij do të “luftojë për çdo lojë”.
“Ne duhet të luftojmë për çdo ndeshje dhe çdo ndeshje që do të fitojmë do të jeemi më afër”, u tha ai gazetarëve.
“Kam thënë javë më parë se duhet të marrim shumë pikë për të qenë kampionë dhe kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjëm”.
“Unë mendoj se ne përformuam mirë – sinqerisht. Unë kurrë nuk thashë se gara për titull ka përfunduar. Është normale. Në janar dhe shkurt skuadrat në fund fituan ndeshjet e tyre sepse të gjithë luftojnë për gjithçka. Do të jetë e vështirë. Ne e dimë këtë”.
“Po kjo ndodhi. Ne humëm një ndeshje. Në do të rikuperojmë me seancat stërvitore dhe do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme”, përfundoi tekniku spanjoll./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...