Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pretenduar se skuadra e tij është në gjendje të luaj “shumë, shumë më mirë”.
Mbrëmjen e së mërkurës, Manchester City u bë skuadra e parë që arriti 15 fitoreve radhazi në Premierë Ligë pas disfatës 4 me 0 që ia shkaktuan Swanseas në stadiumin Liberty, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, edhe pse Guardiola është në dijeni për paraqitjet e mira nga City së fundmi, spanjolli beson që skuadra e tij më të performoj edhe në mirë.
“Nesër është një ndeshje e rëndësishme. ‘Spursët’ janë të fortë. Sezonin e kaluar dhe tani. Asgjë nuk do të ndryshojë – ne nuk do të fitojmë nesër Premierë Ligën, ne nuk do ta humbin atë gjithashtu”, u ka thënë 46-vjeçari gazetarëve.
“Është e rëndësishme për të luajtur mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Rekordi do të qëndrojë gjithmonë këtu derisa të thyhet një ditë. Nuk jam i lumtur me rezultatet por me mënyrën që luajmë, statistikat janë të mira por besoj se ne mund të luajmë shumë, shumë më mirë”
City e pret Tottenham Hotspurin në Etihad të shtunën derisa vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 11 pikë të pastra./arbresh.info/
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...