Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është gjobitur me 20 mijë euro për bartjen e një fjonge të verdhë.
47-vjeçari ishte akuzuar për thyerjen e kodit të veshjes gjatë një ndeshje në Premierë Ligë duke bartur një fjongo të verdhë që kishte mesazhe politike, transmeton portali arbresh.info.
Guardiola mbrojti vendimin e tij për të bartur fjongon e verdhë që nga muaji nëntor duke pretenduar se ajo shfaqte mbështetje ndaj pavarësisë së Katalonisë në vendin e tij.

Drejtorët e Federatës së Futbollit të Anglisë kanë vendosur për të gjobitur ish trajnerin e Barcelonës duke e paralajmëruar atë për sjelljet në të ardhmen.
Duke folur javën e kaluar, Guardiola thoshte se do të vazhdoj të bartë fjongon pavarësisht akuzave të pashmangshme./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...