Pep Guardiola ka insistuar se më vështirë është ta fitosh Premierligën angleze sesa Ligën e Kampionëve, pasi Manchester City bëri edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm drejt fitimit të titullit pas një triumfi mbresëlënës 3-1 ndaj Tottenhamit në “Wambley” të shtunën mbrëma.
Cityt i duhen vetëm edhe tri pikë nga pesë ndeshjet e mbetura për ta fituar titullin dhe mund ta bëjë këtë të dielën e ardhshme kur Swansea City e viziton “Etihadin”, edhe pse gara për titull do të marrë fund nëse Manchester Unitedi humb në shtëpi kundër West Bromit sot, apo ndaj Bournemouthit të mërkurën, transmeton Gazeta Express.
Guardiola ka argumentuar se fitimi i titullit do të ishte shumë më shumë se thjesht kompensim për eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
“Nuk mund ta parafytyroni. Ne dhe skuadrat tjera luajmë çdo tri ditë. Kjo është gjëja më e vështirë. Në Ligën e Kampionëve luan shtatë ndeshje dhe, një ndeshje e keqe, je jashtë gare. Në ligë duhet të jesh aty në çdo ndeshje”, ka thënë trajneri spanjoll. /Gazeta Express/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...