Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Marcelo Bielsa mund të kishte fituar edhe më shumë trofe sesa te Barcelona.
Spanjolli ka dhënë gjithmonë shumë komplimente për trajnerin argjentinas.
Puna e fundit e Bielsas ishte te Leeds United, ku ai rikthei ata në Premier League dhe i ndihmoi të shkëlqejnë në divizionin e lartë sezonin e kaluar.
Megjithatë, ai u shkarkuar nga pozita e tij, me skuadrën që aktualisht po lufton për mbijetesë.
“Jepnini atij Barcelonën time dhe do të shihni si do të fitojë tituj”, tha Guardiola për Telemundo Sports.
“Më jepni Leeds, me gjithë respektin e duhur për lojtarët e kësaj skuadre, por unë do të jem ende në Championship”, tha tekniku spanjoll./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...