
Alvaro Morata realizoi hat-trick ndaj Stoke Cityt
Alvaro Morata, ka thënë se “nuk do ta kisha lënë kurrë Italinë dhe Juventusin”, nëse gjithçka do të ishte në dorën e tij.
Morata fitoi dy Scudetto në dy sezone te Juve, gjithashtu mori edhe medalje të Ligës së Kampionëve, para se të kthehej në Real Madrid.
Sido që të jetë, rikthimi i spanjollit në “Santiago Bernabeu” ishte i shkurtër. Pavarësisht formës fantastike në sezonin 2016/17, Zinedine Zidane preferoi gjithmonë Karim Benzeman para spanjollit, duke e detyruar të largohet për Chelsean.
“Pse zgjedha të kthehem në Madrid? Sepse ishte marrëveshje dhe duhej që të respektohet”, tha ai për “Gazzetta dello Sport”.
“Shkova atje si djalosh, u largova si lojtar i vërtetë. Për spanjollët, Italia është vendi më i mirë për të jetuar. Ke gjithçka: gjëra të bukura, histori, art, ushqimi, moda. Nuk do të isha larguar kurrë nga Juventusi dhe Italia”, shtoi Morata, duke treguar në njëfarë mënyre se ishte i detyruar të respektonte marrëveshjen që kishin bërë klubet.
Morata ka bërë 11 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për “Blutë e Londrës”, ku ka shënuar shtatë gola, gjashtë prej tyre në Premierligë.
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...