Peja ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 78:67 (23:16, 25:19, 15:13, 15:19) në Ligën Ballkanike.
Pejanët të frymëzuar edhe nga rikthimi i Drilon Hajrizit e nisën ndeshjen më mirë dhe e fitojnë çerekun e parë 23:16. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, duke e fituar 25:19, për të shkuar në pushim me rezultat 48:35.
Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, që përfundoi 15:13 për vendësit, derisa ajo e fundit u takoi mysafirëve 15:19.
Sidoqoftë, Peja në fund shënoi të merituar me rezultat 78:67, që ishte e dyta në dy ndeshje të zhvilluara në BIBL, derisa humbja e dytë për skuadrën shkodrane.
Te Peja u dalluan Drilon Hajrizi me 22 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.
Te mysafirët u dallua Colin James Voss me 19 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime.
https://www.facebook.com/kb.peja.official/posts/2589799127776849
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...