Ish-kampionia e Kosovës në basketboll, KB Peja ditë më parë ka larguar trajnerin irlandez Daniel Nelson, pas rezultateve dhe ecurisë së dobët me klubin.
Humbja që i kushtoj me eliminim nga Kupa e Kosovës e la pa punë trajnerin irlandez, shkruan Arbresh.info.
Por vetëm disa ditë pas kësaj, pejanët kanë prezantuar trajnerin e ri, bëhet fjalë për sllovenin, Sebastjan Krasovec.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi pejan përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai më parë ka udhëhequr skuadra në Slloveni, Poloni dhe nga viti 2018 ka qenë trajner në Hungari.
Testin e parë slloveni e ka mjaft të vështirë ndaj kampiones së Kosovës, Trepçës dhe njërës prej skuadrave që po kalon formën më të mirë edhe këtë edicion./Arbresh.info
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...