Basketbollisti i Pejës, Tervell Beck ka pësuar lëndim të rëndë i cili do të mbaj gjatë jashtë fushave.
Ai ka thyer këmbën ka njoftuar Peja, shkruan Arbresh.info.
Lojtari ka pësuar lëndim në nyje të këmbës në ndeshje ndaj ekipit holandez Den Bosch, por pas testeve të avancuara ka dalë se ai ka thyer këmbët, thuhet në njoftimin e KB Pejës.
Ai do të mbetet jashtë fushave për disa muaj me radhë.
Beck ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të Pejës deri më tani.
Kujtojmë që Peja kohëve të fundit nuk po kalon në momente fare të mira si me lëndime ashtu edhe me rezultate pasi në gjashtë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.
Po ashtu nga kampi pejan janë larguar edhe dy lojtarë Malcolm Armstead i cili ka kaluar te Sigal Prishtina dhe Jacob Calloëay në Tindastoll të Islandës./Arbresh.info/
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi