Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës

21:14 | 17 Dhjetor 2025
R J

GO+ Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 98:67 (29:20, 15:12, 32:14, 22:21), në sfidën kryesore të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

 

Verdhezinjtë ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vendasit ishin shumë më të mirë sidomos në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe, derisa triumfuan në fund 98:67.

Te vendasit më i miri ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

GO+ Peja ka tetë fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e gjashtë humbje./rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale