Peja u tregua më e vëmendshme në momentet vendimtare dhe fitoi përballjen ndaj Rahovecit në udhëtim me shifrat 78:94 (29:25, 22:18, 11:21, 16:30), në xhiron e 14-të të Prince Caffe Superligës.
Shtatë minutat e para të ndeshjes ishin të barabarta, por më pas Vreshtarët kishin epërsi deri në shtatë pikë, 29:22, ndërsa çereku i parë përfundon 29:25.
Në periudhën e dytë, vendasit kishin një epërsi të lehtë, ndërsa në fund të kësaj pjese u shkëputën për dhjetë pikë epërsi, 51:41, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 51:43, shkruan telegrafi.
Rikthimi i pejanëve filloi nga periudha e tretë ku shkrinë tërësisht epërsinë e vendasve dhe rezultati pas 30 minutash ishte 62:64.
Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë ishin bindshëm më të mirë, duke pasur epërsi deri në 15 pikë, ndërsa rahovecasit përkundër tentimeve për të përmbysur rezultatin nuk ia arritën qëllimit dhe Peja triumfoi 78:94.
Te Rahoveci më i miri ishte Jahi Carson me 18 pikë e gjashtë asistime, kurse te Peja u dalluan Arian Qallaku me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Isiah Umipig me 18 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Vreshtarët kanë dy fitore e 12 humbje, kurse pejanët kanë 11 fitore e tri humbje.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës