
Screenshot
Derbin e javës së dytë të ProCredit Superligës, e fitoi GO+ Peja, që mundi Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 76:71 (21:13, 14:27, 23:19, 18:12).
Skuadra e Pejës e nisi ndeshjen më mirë, me një seri 10:2, dhe ishte në epërsi gjatë gjithë çerekut të parë, duke e fituar 21:13. Por, therandasit nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën shpejt, për të kaluar në epërsi 27:28, derisa shkuan në pushim me rezultat 35:40.
Lojë interesante dhe me shumë kthesa u zhvillua edhe në pjesën e dytë. Çereku i tretë u karakterizua me shumë kthesa, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 58:59. Kjo bëri që fituesi të vendosej në periudhën e dytë, përkatësisht çastet e fundit, e në momentet e fundit më të vëmendshëm ishin pejanët që fituan 76:71.
Te GO+ Peja u dalluan Alan Herndon me 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 18 pikë e shtatë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brandon Huffman me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e tetë kërcime.
Kjo ishte fitorja e dytë për GO+ Peja dhe humbja e dytë për Golden Eagle Yllin.
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...