Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka vetëm fjalë të mira për Pedrin.
18-vjeçari është shndërruar në titullar të padiskutueshëm nën urdhëratë e Koeman, që madje e ka lënë në stol edhe blerjen 60-milionëshe, Miralem Pjanic.
Pedri deri më tani ka bërë 19 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.
“Ajo çfarë Ansu Fati dhe Pedri kanë bërë në moshën 17 e 18 vjeçare në një ekip të madh si Barcelona, është diçka shumë e madhe”, tha Koeman.
“Pedri ka ardhur nga Las Palmas shumë i ri dhe tashmë po luan kundër ekipeve si Real Madrid dhe Juventus, po bën punë fantastike”. “Pedri e ka fituar një vend në 11-she falë punës së palodhshme në stërvitje. Ai ka treguar se sa lojtar i mirë është dhe se është në gjendje të luajë në një ekip si Barcelona”. /Gazeta Express/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...