Juventusi do të luaj kundër Parmas këtë vikend dhe “Zonja e Vjetër” do të përpiqet për të lënë pas shpine disfatën kundër Atalantas.
Juventusi u mposhtë me rezultat të thellë 3 me 0 nga skuadra Bergamo vetëm disa ditë pasi ata siguruan fitore me rezultat 2 me 1 kundër Lazios në stadiumin Olimpico, transmeton portali arbresh.info.
Para ndeshjes kundër Parmas, kampioni në fuqi i Italisë duket se do të pushoj sulmuesin argjentinas Paulo Dybalas.
Të paktën kështu pretendon Sky Sports, të cilët thonë se “Zonja e Vjetër” do të startoj në linjën frontale me treshen Cristiano Ronaldo, Douglas Costa dhe kroatin Mario Mandzukic që shënon rikthimin në këtë ndeshje.
Ndeshja mes Juventusit dhe Parmas zhvillohet në stadiumin Allianz duke filluar nga ora 20:30./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...