Paul Pogba raportohet se është gati për një rikthim surprizë në fushat e futbollit, këtë herë në Shtetet e Bashkuara.
Sipas “The Washington Post”, mesfushori francez është në negociata me klubin amerikan DC United, derisa transferimi i tij drejt MLS duket gjithnjë e më afër.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Manchester United aktualisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” u ndërpre me marrëveshje të ndërsjellë më herët këtë vit.
Pogba sapo ka përfunduar një pezullim 18-mujor për shkak të një shkeljeje të rregullave të dopingut dhe është i lirë të rikthehet në fushë.
DC United, që synon të forcohet për pjesën e dytë të sezonit, nuk e ka mohuar interesimin për Pogban, duke rritur edhe më shumë zërat për transferimin e francezit në MLS.
Vetë lojtari, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, la të kuptohet se është gati për rikthim në fushën e blertë.
“Vetëm një mesazh i shkurtër. Nuk kam shumë për të treguar, veç dikujt që ende është i uritur për t’u rikthyer. Jam stërvitur i vetëm, por kurrë nuk hoqa dorë dhe gjithmonë kam ndjekur ëndrrën time dhe atë që dua të arrij”, ka shkruar Pogba.
Nëse ky transferimi do të zyrtarizohet, atëherë MLS do të fitonte një tjetër emër të madh në radhët e saj, ndërsa Pogba do të kishte mundësinë të ringjallë karrierën në një ambient të ri dhe më pak presion./rtk
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri