Paul Pogba do të largohet nga Manchester United vetëm për skuadrat si Barcelona dhe Real Madridi, sipas vëllait të tij – Florentinit.
Pogba iu ribashkuara “Djajve të Kuq” në vitin 2016 pas qëndrimit në akademinë e klubit në fillim të karrierës së tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, edhe pse ka pasur momente impresive në fanellën e United, francezi vazhdon të jetë një figurë kontraverse në klub dhe thashethemet sugjerojnë se mund të largohet për t’iu bashkuar Juventusit.
Por, vëllai i Pogbas, i cili ka qenë në prova te Elche këtë muaj, beson se ai mund t’i bashkohet vetëm dy gjigantëve spanjoll në rast se vendos të largohet përfundimisht nga United.
“Kur vëllai im largohet nga Manchester United, janë vetëm tri klube ku ai mund të përmirësohet: City, Real Madridi ose Barcelona”, ka thënë Florentini për AS.
“Ai nuk do të shkojë te City, prandaj ai do të vijë në Spanjë – në Barcelonë ose Madrid”
“Kur ishte në Juventus, ai mund të shkonte te Barcelona, por ai ishte i vendosur për rikthim në Manchester United, ku nuk funksioni për të në raundin e tij të parë”
“Ka pasur gjithashtu lëvizje [rreth transferimit në Madrid] kur Zidane ishte në detyrë, por ai zemra e tij dëshironte të kthehej në Angli”
Ndeshja e ardhshme e United është kundër Arsenalit mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të Kupës FA./arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...