Tuttosport pretendon se Paul Pogba dëshiron të rikthehet në Juventus vetëm dy vjet pas transferimit për 105 milionë euro te Manchester United.
Sipas gazetës së Torinos, fituesi i Kupës së Botës është i lodhur nga jeta nën presion të Jose Mourinhos dhe është i gatshëm të lëvizë.
Ardhja e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid ka zhvendosur padyshim balancin e fuqisë në futbollin evropian dhe ka bërë kampionin italian favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Tuttosport sugjeron se është e mjaftueshme që francezi të shpreh dëshirën për të kaluar te italianët dhe besohet se do të transferohet te juventinët.
Pogba kishte xhiruar një video së bashku me Blaise Matuidin pas shpalljes kampion bote të Francës.
“Aaaah, Zonja e Vjetër! Zonja e Vjetër “, iu përgjigj duke buzëqeshur Pogba ftesës së lojtarit të Juventusit.
Ndryshe, Juventus transferoi për shumën prej 105 milionë euro Ronaldon./Telegrafi
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...