Alexandre Pato ka pranuar se vazhdon ta mbajë në zemër Milanin, mirëpo nuk do t’i thoshte jo një oferte nga Interi.
Braziliani shënoi 63 gola dhe fitoi një Scudetto gjatë gjashtë sezoneve në San Siro që u shoqëruan me lëndime të shumta.
Aktualisht, ai luan në Kinë te Tianjin Quanjian që drejtohet nga Fabio Cannavaro.
“Kam luajtur te Milani nën Berlusconin, me të cilin kam pasur raporte shumë të afërta. Nëse Milanin e duan aq shumë në gjithë botë, kjo është falë tij”, ka thënë lojtari duke rrëfyer se kreu i klubit ishte përpjekur ta mbante në skuadrën, mirëpo lëndimet ia kishin pamundësuar që ta shfaqte formën e tij.
“Më duhej ta ndryshoja mënyrën e stërvitjeve dhe programin e rikuperimit. Corinthians mi ndryshoi përgatitjet për 20 ditë dhe unë fillova të ndihesha më mirë”.
“Për mua Ancelotti ishte një mentor. Me Allegrin kishim raporte lojtar-trajner dhe asnjë kontakt jashtë futbollit”.
“Kthimi në Itali? Jam i dashuruar me Italinë: Jam mirë në Kinë tash për tash dhe jam i kënaqur të kontribuoj në këtë projekt të zhvillimit të futbollit, por në të ardhmen, kush e di?
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet