Pasi theu rekordin e golave, Messi merr një lajm të mirë edhe për gjendjen shëndetësore të babait të tij

17:10 | 23 Qershor 2026
D.H

Lionel Messi ka marrë një lajm të mirë në lidhje me babain e tij, pasi raportimet nga Argjentina bëjnë të ditur se Jorge Messi, po tregon shenja përmirësimi dhe mund të lirohet nga spitali në një të ardhme të afërt.

Familja Messi publikoi javën e kaluar një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se 68-vjeçari po përballet me një problem shëndetësor.

Njoftimi erdhi pasi Lionel Messi u pa i përlotur gjatë fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës.

Sipas mediumit argjentinas “Paparazzi”, gjendja e Jorge Messit është përmirësuar ditët e fundit dhe ai shpreson të largohet nga spitali shumë shpejt.

Jorge Messi konsiderohet si një nga personat më të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e kapitenit argjentinas.

Përveç rolit si babai i tij, ai ka vepruar për vite me radhë edhe si agjent dhe menaxher i çështjeve biznesore të yllit të futbollit, duke mbikëqyrur marrëveshjet dhe investimet multimilionëshe të familjes Messi.

Lajmi për përmirësimin e gjendjes së tij pritet të jetë një lehtësim i madh për Lionel Messin, i cili po vazhdon angazhimet me Kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës 2026.

Messi aktualisht është një nga më të mirët e turneut, ku ka realizuar pesë gola në dy ndeshje si dhe ka thyer rekordin e Miroslav Kloses, ku tashmë ai është golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me 18 gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale