Florian Marku është deklaruar pas fitores ndaj Chris Jenkins, duke e falënderuar atë për meçin e dhuruar.
Boksieri shqiptar triumfoi në raundin e katërt me nokaut, duke mbrojtur titullin IBF, derisa ka kërkuar përballje me Amir Khanin.
“Ai pranoi luftën me mua dhe kam shumë respekt për Chris Jenkins. Nuk erdha kot këtu, e kam dhënë zemrën gjithmonë kur jam ngjitur në ring”, ka deklaruar fillimisht Marku.
“Jam në këtë lojë që tre vite dhe jam këtu ku jam, më jepni Amir Khanin tani, më jepni Amir Khanin tani, do ta thyejë edhe atë”.
“E dija se lufta ishte dhjetë raunde dhe duhej të tregoja çfarë kam mësuar këta muaj edhe pse nuk tregova shumë”.
“Mos më përmend emra që më kanë injoruar kur isha duke ngritur në pesha. Më jepni Amir Khanin dhe do ta shihni”, ka shtuar më tej ai.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...