Mesfushori, Hakim Ziyech nuk është lojtari i vetëm i Ajaxit i kërkuar nga Chelsea, pasi “Blutë” kanë interesim edhe për portierin, Andre Onana.
Sipas The Telegraph, Chelsea ka arritur marrëveshje me Ziyech për ta transferuar në fund të sezonit për 38 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, raportimet e fundit kanë zbuluar se klubi anglez dëshiron transferimin e portierit me prejardhje nga Kameruni, të cilin e shohin si zëvendësimi adekuat i Kepa Arrizabalaga.

Spanjolli ka humbur besimin e trajnerit, Frank Lampard për shkak të disa gabimeve trashanike në ndeshjet e mëparshme.
Pos Onana, në listën e Lampard për ta zëvendësuar Kepan është edhe gardiani i Crystal Palace, Vicente Guaita./arbresh.info.
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...