Mesfushori i Arsenalit, Albert-Moyo Sambi Lokongo i është bashkuar Sevillës në një marrëveshje huazimi të cilën klubi spanjoll e ka mundësinë ta bëjë të përhershme nëse dëshirojnë.
24-vjeçari kaloi dy sezonet e kaluara në formë huazimi tek Crystal Palace dhe Luton Town në mungesë të minutave nën urdhrat e Mikel Artetës.
Lajmin që Sevilla e ka të përfshirë opsionin e blerjes së kartonit e konfirmoi Fabrizio Romano i cili tha se vlera e tij është rreth 12 milionë euro.
Një reprezentues i Belgjikës, Sambi Lokonga ka bërë 39 paraqitje për Arsenalin në total, që prej se iu bashkua atyre nga Anderlechti në një marrëveshje prej 17.5 milionë eurosh.
Sezonin e kaluar tek Lutoni, ai bëri 19 paraqitje, në të cilat shënoi një herë dhe asistoi në tre të tjerë.
Lokonga është përdorur në pozicione të ndryshme në mesfushë dhe ka aftësi të mira me topin në këmbë.
Ai vjen në një mesfushë pothuajse të ‘shkatërruar’ pasi vetëm e ardhmja e Djibril Sow është e garantuar për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...