Drenica ka njoftuar se ka vendosur të ndaj rrugët me trajnerin, Sunaj Keçi.
Pas dy humbjeve e një barazimi në tri ndeshjet e para të Ligës së Parë, klubi nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjet, shkruan Arbresh.info.
“Pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi. Ne e falënderojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim”, thuhet në njoftim.
Drenica sezonin e kaluar luajti në Superligë, por nuk arriti ta mbaj pozicionin e saj në elitën e futbollir kosovarë./Arbresh.info/
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...