Pas suksesit historik me Parisin, Enrique flet për Mbappen si dhe garës për fituesin e Topit të Artë

18:21 | 1 Qershor 2025
D.H

Parisi mbrëmë triumfoi në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Interin me rezultat të thellë 5-0.

Pas këtij triumfi historik të klubit francez, foli edhe trajneri Luis Enrique, shkruan Arbresh.info.

Ai u ndal të flasë edhe për ish-lojtarin e Parisit, Kylian Mbappe i cili u largua në drejtim të Real Madridit verën e kaluar. Sulmuesi francez thuhet se e ka uruar ish-klubin e tij, për këtë sukses.

“Do të na kishte pëlqyer ta kishim, por ai mori një vendim tjetër që ne e kemi pranuar. Detyra e trajnerit është t’i bëjë lojtarët të besojnë se është e mundur”, tha Enrique, lidhur me situatën e Mbappes.

Luis Enrique gjithashtu foli për ish-lojtarin e Barcelonës, Ousmane Dembélé, të cilin e konsideron si favorit të qartë për të fituar Topin e Artë 2025, pas kontributit të tij në fitoren historike të trefisht të PSG-së.

“Unë do t’ia jepja Topin e Artë Dembeles për mënyrën se si ka ndihmuar në mbrojtje. Kjo do të thotë të udhëheqësh një skuadër”.

“Ai e meriton Topin e Artë pa asnjë dyshim. Jo vetëm për titujt apo golat. Veçanërisht për mënyrën se si u mbrojt sot”, përfundoi tekniku spnjoll.

Me fitoren e mbrëmshme trajneri, Luis Enrique fitoi tripletën e dytë në karrierë si trajner pas asaj të vitit 2015 me Barcelonën./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme