Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka deklaruar se duhet t’i marrin me shumë seriozitet kundërshtarët në kualifikimet për Botërorin 2026.
Anglia do të jetë në grup me Shqipërinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Tuchel ka thënë se duhet të jenë të vëmendshëm ndaj të gjithë kundërshtarëve në Grupin K.
“Kanë shumë individë të talentuar, grupe emocionuese, turma emocionuese. Andaj mund të befasojnë gjithmonë. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë”, ka thënë Tuchel për BBC Radio kur është pyetur për përballjet me Shqipërinë dhe Serbinë.
“Do ta nisim me Letoninë, andaj është sfidë e re për ne. Jemi favoritë sigurisht kundër Andorrës, por kualifikimi është kyç. Kualifikimi është top-prioritet. Duhet të jemi shumë seriozë”.
“Duhet të jemi të vendosur dhe të tregojmë se çfarë mund të bëjmë në këtë grup”, ka shtuar më tej Tuchel.
Shqipëria i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme me Anglinë. /Telegrafi/
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...